TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Socialiste ka bërë lëvizjen e radhës për mbledhjen ku pritet të konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës.
Mësohet se është ndryshuar vendi ku do të mbahet mbledhja. Konstituimi do të mbahet pranë bibliotekës së Universitetit të Shkodrës.
Më herët mbledhja ishte planifikuar që të mbahej në Prefekturë, por përpara kësaj godine Partia Demokratike kishte lajmëruar se do të zhvillonte protestë.
Kjo lëvizje e maxhorancës mund të jetë bërë dhe për shmangien e një konflikti mes militantëve, pasi priten tensione.
Në rend dite të kësaj mbledhje është dhe njohja e kryetarit të ti nga zgjedhjet e 30 qershorit, por Pjetri pas akuzave për fshehje të dënimit të marrë në Itali është tërhequr nga marrja e detyrës.
Valdrin Pjetri është akuzuar nga PD se ka fshehur një dënim të marrë në Itali në vitin 2003.
PD publikoi një dokument ku sipas demokratëve provohet se Pjetri ka qenë i dënuar në shtetin fqinj në vitin 2003.