TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ishin duke eksploruar natyrën, por jo gjithçka ka shkuar mirë në udhëtimin e tyre dhe tashmë kanë humbur çdo kontakt.
Ky është fati tragjik i dy turisteve të huaja të cilat kishin ardhur në Shqipëri për të bërë disa ditë pushime dhe kishin zgjedhur alpet si destinacion.
Dy turiste të huaja, një gjermane dhe një polake prej ditësh kanë humbur kontaktet me pjesën tjetër të grupit dhe me shoqëruesit e tyre.
Ato ishin duke udhëtuar në alpe, teksa po vizitonin disa nga destancionet turistike në veri, por prej datës 13 gusht nuk dihet fati i tyre.
Ditën e djeshme është gjetur makina me të cilën udhëtonin, por shumë larg vendit nga ku ato kishin kontaktet e tyre.
Dy turistet kontaktin e fundit e kanë pasur në Vermosh, por mjeti me të cilin udhëtonin është gjetur matanë kufirit, në Plavë të Malit të Zi.
Ende nuk dihet fati i gjermanes dhe polakes, por mësohet se policia ka nisur kontrollet në zonë dhe po bashkëpunohet dhe me Malin e Zi për t’i gjetur.