AKTUALITET, 18 Gusht 2019, 16:15

Përplasje e frikshme dhe momente paniku në Turqi, portieri rrezikon jetë në duart e mjekut

Përplasje e frikshme dhe momente paniku në Turqi, portieri rrezikon

Ndeshja mes Sivasporit dhe Beshiktashit, por shkonte mirë dhe pa incidente deri në minutat e fundit të pjesës së parëm, aty ku portieri i Sivasporit u përplas me një nga futbollistët e Beshiktashit. Portieri Samasa doli për të grushtuar topin, megjithatë pësoi një goditje të fortë në kokë dhe trup duke mbetur i shtrirë në tokë.

Menjëherë në fushë kanë hyrë mjekët të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë portierit dhe e morën për ta shoqëruar jashtë fushave të blerta për të marrë ndihmë më të specializuar. Në momentin që portieri po linte fushën, ka humbur sërish ndjenjat duke u rrëzuar përtokë.

Ndërhyrja e stafit mjekësor edhe një herë, ka bërë që të shmanget tragjedia ndërkohë që portieri më pas është shoqëruar për në spital. Aktualisht, gjendja e tij është normalizuar dhe tashmë nuk ka rrezik për jetën. Si fund, ndeshja u mbyll me fitoren e Sivasporit me rezultatin 3-0.