AKTUALITET, 11 Janar 2019, 09:48

Përplasja e policisë me studentët, Berisha pralajmëron Ramën: Një fije floku po u preke, gjej vrimë miu e futu

Përplasja e policisë me studentët, Berisha pralajmëron

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes fizike mes policisë dhe studentëve të Fakultetit të Ekonomikut.

Ai ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se “një fije floku po t’u preket studentëve, atëherë gjej vrimë miu të futesh!”.

Vazhdon dhuna e narkopolicëve ndaj studentëve te ekonomiku! I bëj thirrje prindërve të mbrojnë fëmijët e tyre dhe një paralajmërim për Edvin Kristaq Ramën, një fije floku po u preke studentëve gjej vrimë miu të futesh!”, shkruan Berisha në Facebook.