TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situatë e tensionuar pas mesnate në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, ku studentët ishin të ngujuar brenda sallës.
Policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë natën, duke lëvizur bankat që kishin bllokuar hyrjen.
Por kanë reaguar menjëherë studentët duke kërkuar ndihmë. “Mos i prekni bankat, mos prekni me dorë studentët, mos guxoni të prekni vajzat”- dëgjohen britma të studentëve të ngujuar.
Studentët kanë kërkuar solidarizim nga moshataret e tyre në qëndresë, deri në plotësimin e kërkesave.