TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me sa duket te Arsenali nuk kanë bërë mirë llogaritë mes blerjeve të viteve të fundit, rrogave të larta, fitimeve të pritshme pa Ligën e Kampioneve dhe kërkesave të UEFA-s për të ruajtur bilancet mes fitimeve dhe humbjeve. Trajneri Unai Emeri ka deklaruar sot se klubi e ka të pamundur të blejë lojtarë në janar dhe do të mundohet të ndryshojë diçka në përbërjen e ekipit nëse arrin të sigurojë një huazim cilësor.
Denis Suarez është objektivi kryesor i “topçinjve” gjatë muajit janar, por nuk do të jetë e thjeshtë të afrohet mesfushori pasi Barcelona synon të shesë lojtarin e jo ta huazojë me të drejtë blerje në fund të sezonit.
“Nuk mund të firmosim me lojtarë, mundemi vetëm që të huazojmë të tillë”, tha Emeri. “Nuk e di situatën e Suarez, por vetëm mund të marrim lojtarë në huazim, ndaj klubi po bën maksimumin duke punuar për të gjetur lojtarë që të na ndihmojnë”, tha ai.