AKTUALITET, 10 Janar 2019, 22:32

Basha publikon mesazhin: 120 oficerë policie janë pushuar nga puna. Ja arsyeja

Basha publikon mesazhin: 120 oficerë policie janë pushuar nga puna. Ja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa komentoi mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për lënien pa çertifikatë sigurie të Gent Cakës si zv.ministër i Jashtëm.

Sipas tij, “është e papranueshme që DSIK e ka lejuar këtë person në zyrat e shtetit pa certifikatë sigurie. Ndaj duhet një hetim i thellë për këtë çështje për të parë se çfarë informacionesh ka pasur në dorë ky njeri gjatë qëndrimit si zv.ministër i Jashtëm”.

Më tej ai zbuloi një mesazh të ardhur në adresë të tij, ku i bëhej me dije se 120 oficerë policie janë pushuar nga puna pasi nuk iu është rinovuar çertifikata e sigurisë nga DISK.

“120 oficerë policie, pretendohet që janë njerëz që nuk iu është rinovuar çertifikata e sigurisë nga DISK-ja. Këta oficerë policie nuk kanë në duar informacione të NATO-s, por kanë informacione në lidhje me krimin që është i lidhur me Ramën. Këtyre oficerëve nuk iu është dhënë kjo çertifikatë dhe ata i kanë nxjerrë nga policia”, – tha Basha.