TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët e juridikut vijojnë të qëndrojnë të “ngujuar” brenda ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë që nga dita e djeshme.
Një prej studentëve tha për gazetarin Erjon Skëndaj se ata do të vazhdojnë të mbajnë gjallë tentativën e tyre për bojkot të mësimit deri kur të plotësohen të drejtat e tyre.
“Ne do e mbajmë tentativën gjallë pa u prekur nga terrori i kryeministrit Rama dhe policisë private. Do luftojmë për këtë bojkot”.
Ne nuk merremi as nuk shkruhemi me kryeministrin. Ai është bërë si kalama, shkruan në Whatsapp. Tani të bëhet kryeministër ose të largohet.
Ne nuk e kemi bllokuar mësimin, po luftojmë për të drejtat tona. Kryeministrit iu vranë 4 vetë në bulevard dhe premtoi drejtësi e asgjë nuk bëri. Tani na thotë neve vagabondë, ne i kemi duart me gjak, kemi luftuar me policinë,” tha ai.