AKTUALITET, 11 Janar 2019, 09:41

VIDEO/ Policia e Shtetit kërkon të largojë me dhunë studentët tek ‘Ekonomiku’

VIDEO/ Policia e Shtetit kërkon të largojë me dhunë

Studentët nuk dorëzohen në qëllimin e tyre për të bojkotuar mësimin deri në një zgjidhje të kërkesave të tyre. Ata vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të djeshëm në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë.

Dita e sotme ka nisur me tensione në Fakultetin e Ekonomikut mes policëve privatë dhe studentëve.

Në një video të siguruar nga BalkanWeb shihen konfrontime fizike mes studentëve dhe policisë.

Po ashtu ka ndërhyrë dhe policia e shtetit, ku në pamje duken efektivë që tërheqin me forcë studentët.