AKTUALITET, 19 Nëntor 2018, 13:02

Përplasen 2 makina në Tiranë, një prej tyre ‘futet’ në market

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.

Në incidentin e ndodhur në zonën e Shkozës janë përfshirë dy automjete.

Nga fotot e siguruara nga gazetarja Aurora Golemi për BalkanWeb duket dhe një prej automjeteve i futur në një market anës rrugës.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka ardhur menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit si dhe zbardhjen e situatës.

Në këtë pjesë të rrugës, ka ndaluar qarkullimi i mjeteve për disa momente./ BW/