AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 23:16

Përmbytjet/ Panariti: Ja për çfarë i jam lutur Edi Ramës

Përmbytjet/ Panariti: Ja për çfarë i jam lutur Edi

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka thene sot se në mandatin e parë të qeverisë Rama është bërë një punë e mirë me investimet, por tani drejtorët e hidrovoreve po shkarkohen

“Në 4 vite janë kryer investime në hidrovore. Peleshi lavdëroi drejtorin e hidrovorit në Fier, ndërkohë që atij ka dy javë që iu dërgua urdhri i shkarkimit”, tha ai ne report tv. Një tjetër problem sipas ish-ministrit është edhe shfrytëzimi i inerteve. “Unë kam firmosur urdhër për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve, por nuk u zbatuan. Edhe në Vjosë ka firma që shfrytëzojnë”. Më pas deputeti i LSI, u ndal edhe te kanalet kulluese. “Iu luta Ramës, i thash mos e decentralizoni sistemin, pasi një kanal kullues kalon në dy apo tre bashkie, ato janë artere kombëtare dhe ato ia lënë përgjegjësinë njëri tjetrit”. Ambientalisti Lavdosh Feruni e shikon problemin te shfrytëzimi pa kriter i pyjeve, ndërsa kërkon që të ketë fushë pyllëzimesh për të korrigjuar atë që ka ndodhur në dekadën e fundit. Edhe gazetari Aleksandër Cipa këmbënguli te pyllëzimi duke kërkuar që kjo cështje duhet të futet nga pozita dhe opozita në Kuvend. Panariti hodhi idenë e zhvendosjes së të gjitha familjeve që ndodhen buzë lumenjve për të zgjidhur problemin njëherë e mirë. “A jemi të gatshëm të paguajmë faturën e zhvendosjes së këtyre familje buzë kodrës. Lumi del se janë faktorë natyrorë. A jemi gati për ta kapur problemin te rrënja. Se ne do futemi në një cikël vicioz, përmbytje, vlerësim, dëmshpërblim”. Por deputeti i PS, Bare reagoi duke thënë se fatura do të ishte shumë e lartë.