LIFESTYLE, 30 Qershor 2019, 00:31

Përlotet Nora Istrefi, flet për ndarjen nga Roberti: Mërzitem shumë, por kam kujtime të bukura

Përlotet Nora Istrefi, flet për ndarjen nga Roberti: Mërzitem



Nora Istrefi ka rrëfyer detaje të reja nga jeta e saj personale. Në një intervistë për “Mirage”, këngëtarja ka treguar ndjesitë që perjetoi kur i vdiq i ati e deri tek dyshimet e publikut për ndarjen e saj me Robertin.

“Kur babi u nda nga jeta ime dhe e gjithë familjes. Kam kujtime të mira pafund. Ka qenë një njeri i qetë, unë i kam ngjarë shumë. Ka qenë babi më i mirë, jo sepse ka qenë babi im, por më ka përkrahur shumë. Gjatë fillimit të karrierës gjithmonë shkoja në koncerte me të. Kurrë s’më ka bërtitur, e kam pasur si shok dhe ka qenë humbja më e madhe për mua dhe familjen. Nuk kam patur dëshirë të flas për këtë temë sepse mërzitem shumë. E kujtoj me shumë nostalgji si babin më të mirë që ka ekzistuar dhe ka qenë humbja më e madhe që kam përjetuar deri tani,”- rrëfeu këngëtarja.

Ndërsa përsa i përket ndarjes së saj me Robertin, Nora tha se njerëzit janë keqkuptuar pasi ata të dy vazhdojnë të jenë ende shumë të dashuruar si më parë.

Njerëzit ndonjëherë edhe keqkuptohen. Ne vazhdojmë të jemi të dashuruar, vazhdojmë të jemi bashkë, të jemi prindër, vazhdojmë të jemi bashkë dhe të lumtur,”- tha Istrefi duke u dhënë fund dyshimeve.