LIFESTYLE, 29 Qershor 2019, 12:19

Me një gotë shampanjë në jaht, dy vite pas lindjes Xhensila tregon format me bikini (FOTO)


Xhensila Myrtezaj po kalon disa ditë pushimi në det së bashku më bashkëshortin e saj, Bes Kallakun. E veshur me bikini, këngëtarja ka nxjerrë në pah hiret e saj pas dy vitesh, që nga shtatzënia dhe lindja e Ajkës.

Me një gotë shampanje, në një jaht në brigjet e detit Jon në Ksamil, në pah bie tatuazhi në formë rrahje zemre. Këtë tatuazh me sa duket e kanë bërë të dy njësoj, bashkë me Besin, pasi kohë më parë aktori i humorit tregoi tatuazhin në formën e një rrahje zemre që ishte grafiku i zërit të Xhensilës ku thonte ‘të dua’. Me siguri të njëjtin kuptim ka edhe për këngëtaren.