Aktorja Pamela Anderson ka shpërthyer keq ndaj ish-të dashurit të tij Adil Rami. Deklaratat tronditëse të Pamela Anderson vijnë pas tradhtisë që pësoi nga ai. Fill pas kësaj ngjarjeje ajo ka vendosur të bëjë publike të gjitha vuajtjet fizike dhe emocionale që ka pësuar nga ai gjatë gjithë kohës që ishin bashkë.
Mbi të gjitha ai ka treguar për futbollistin francez, Adil Rami se po bënte një jetë të dyfishtë duke mbajtur lidhje edhe me një femër tjetër njëkohësisht, dhe për këtë aktorja ka treguar dhe fakte.
Gjithashtu Pamela ka rrëfyer tmerrin e përjetuar dhe sakrificat e bëra për të ndenjur me një mashkull që ishte tepër agresiv, paranojak dhe ushtronte dhunë rregullisht mbi të.
“Ai më ka lënduar shumë, fizikisht dhe mendërisht. Ai ka qenë gjithmonë tmerrësisht xheloz. Paranojak dhe mosbesues. M’i ka larguar të gjithë shokët nga jeta ime si dhe njerëzit që punonin me mua. Më izoloi në mënyrë të atillë sa s’flisja më me askënd. Më akuzoi se kisha fjetur me të tjerë. Më tha se s’mund të pija pa praninë e tij. Ishte si një burg. Ishte si asgjë që kisha provuar më parë.”
Aktorja ka vendosur të jetë transparente duke publikuar letrat e saj në Instagram.
“Në të mirë të së vërtetës transparente vendosa t’i bëj lëtrat publike. E mendova që të qëndroj e heshtur, por unë kam përgjegjësinë të vazhdoj dhe të ndihmoj të tjerët. Përse të vetëcensurohem. Gjithë këtë e kalova për një arsye”- shkruan aktorja në Instagram.
Ajo ka rrëfyer detajet e tmerrshme të dhunës nga ishi i saj, ku në një moment nga dhuna e tepërt e ushtruar i ka thyer të dyja duart.
“M’i theu të dyja duart. M’u desh të shkoja në spital (6 muaj më vonë) sepse kisha shumë dhembje. S’mund të hapja as një tapë shisheje.”- vijon aktorja, Pamela Anderson.