LIFESTYLE, 29 Qershor 2019, 13:26

“Kurrë s’më ka bërtitur”, me zërin që i dridhej Nora Istrefi preket në emision: Humbje e madhe

“Kurrë s’më ka bërtitur”, me zërin që


Nora Istrefi si rrallë herë ka folur për humbjen më të madhe që ka pësuar në jetë, ajo e ndarjes nga jeta të babait të saj. Në një intervistë për ‘Mirage’ këngëtarja është përlotur teksa ka rrëfyer lidhjen e saj të ngushtë me të atin.

“Kam qenë 18 vjeç kur babi u nda nga jeta ime dhe e gjithë familjes. Kam kujtime të mira pafund. Ka qenë një njeri i qetë, unë i kam ngjarë shumë. Ka qenë babi më i mirë, jo pse ka qenë babi im, por më ka përkrahur shumë. Gjatë fillimit të karrierës gjithmonë kam shkuar në koncerte me të. Kurrë s’më ka bërtitur ose shtypur, e kam pasur si shok dhe thjesht  ka qenë humbja më e madhe për mua dhe krejt familjen humbja e babit. Nuk kam pasur dëshirë të flas për këtë temë sepse mërzitem shumë. Përndryshe e kujtoj me shumë nostalgji si babi më i mirë që ka ekzistuar dhe ka qenë humbja më e madhe që kam përjetuar deri tani”– është shprehur Nora Istrefi për “Mirage”.

https://www.youtube.com/watch?v=YYTfN1scmVw&feature=player_embedded