LIFESTYLE, 29 Qershor 2019, 18:13

Hipi makinën në trotuar, Mimi Kodheli sherr me policin pasi i vendosi gjobë (Foto)

Ish-ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli ka diskutuar me një efektiv policie rrugor pasi ky i fundit e ka gjobitur. Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga paparazzi i Panorama-s, Kodheli e ka parkuar makinën në trotuar.

Sigurisht që polici është afruar drejt automjetit, tip Fiat 500, kabrio dhe e ka gjobitur. Në këto momente ish-ministrja ka shkuar dhe ka debatuar me policing duke u munduar të sqarohet se kishte ndaluar aty për vetëm pak sekonda.