LIFESTYLE, 28 Qershor 2019, 09:23

Zhveshur nga shtrati i hotelit luksoz, Adelina Tahiri nxjerr burrin vetëm me të brendshme (FOTO)


Këngëtarja Adelina Tahiri ka qenë në qendër të kritikave për martesën e saj me maqedonasin, Serioza Markov, me të cilin ka një diferencë të madhe moshe.

Por, duket se këngëtarja kosovare po shijon një jetë luksi dhe këtë e tregon në çdo moment me blerjet e shtrenjta që bën dhe nuk nguron t’i ndajë me ndjekësit në Instagram.

Për momentin çifti po kalojnë pushimet në një ishull mbreslënës në Afrikë, ku vetëm një natë në hotelin luksoz që kan zgjedhur shkon në 1400 euro nata.

Megjithatë Adelina është treguar e parezervuar me fotot e saj, ku e relaksuar në krevatin e saj ka nxjerrë bashkëshortin vetëm me të brendshme. Këto momente intime  këngëtarja ka vendosur t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj.