TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së Enklejed Alibeaj ka reaguar pas publikimit të përgjimit midis Vangjush Dakos dhe bandës së Avdylajve.
Përmes një deklarate për mediat tha se Edi Rama po kërkon që ti imponojë shoqërisë bashkëjetesën me krimin.
Më tej deputeti demokrat deklaroi se Vangjush Dakon janë vetëm maja e ajsbergut, dhe se për vjedhjen e votave Rama ka përdorur grupe kriminelësh në të gjithë vendin.
Deklarata:
Kjo është vetëm maja e Ajsbergut të xhuxhit siç e quajnë miqtë e tij kriminelë.
Strategjia e Edi Ramës për të shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet, kërkon që t’i imponojë shoqërisë pranimin e hapur të krimit, do të marrë fund. Faktet janë në dosjen 339! Ata e dinë mirë që numërimi mbrapsht ka filluar.TPZ.AL