AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 10:16

Arrestimet e drejtuesve të PD pas protestës në Librazhd, Basha deklaratë urgjente në orën 10:30

Arrestimet e drejtuesve të PD pas protestës në Librazhd, Basha


Sot në orën 10:30 kreu i PD-së Lulzim Basha do të dalë në një deklaratë urgjente pas arrestimit të drejtuesve të PD-së në qarkun e Elbasanit.

Mësohet se nga policia janë arrestuar 7 persona si edhe janë proceduar 23 të tjerë janë proceduar pasi një ditë më parë kanë organizuar një protestë për t’i bllokuar rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit mbajti mitingun në këtë qytet.

Mes të arrestuarve janë edhe ish-deputeti i PD-së Aurel Bylykbashi dhe kryetari i degës së PD-së në Librazhd Bujar Vreto.

Pesë të tjerët të arrestuar janë A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi, E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd), D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik, L.O., 31 vjeç, nga Piskashi, B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.