Desktop - General - 1
AKTUALITET, 8 Mars 2019, 10:46

FOTO/ Murosën shqiptarin, arrestohen katër italianët

Një ngjarje tronditëse e zbuluar rreth dy muaj më parë, kur në 15 Janar policia italiane e Monzas zbuloi trupin e një shqiptari të murosur në një banesë në Senago të Brianzas, është finalizuar me arrestimin e katër autorëve të gjithë nënshtetas italianë.

Policia rajonale njofton se i ka arrestuar në, Muggio, Enna dhe Genova, katër persona të akuzuar për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit, Astrit Lamaj, i cili u zhduk në Genova, në janar të vitit 2013.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, rezulton se mes tyre është edhe porositësi i këtij ekzekutimi dhe fshehje të ngjarjes në një mënyrë tipike mafioze.

Sipas mediave italiane, shqiptari u vra, për shkak se dyshohej për një vjedhje dhe se kishte ndërprerë një lidhje sentimentale me një të afërme, të një prej personave të hetuar.

Eshtrat e kufomës u gjetën në kompleksin “Villa degli Oçhi” në Senago të Monza, ndërkohë që i zoti i banesës nuk kishte dijeni për asgjë.