AKTUALITET, 17 Maj 2020, 06:51

"Për 300 mijë lek jeni shitur, vleni më pak se një qen!", thirrja e aktores që shtangu policët

"Për 300 mijë lek jeni shitur, vleni më pak se një

Teatri Kombëtar, tashmë është shembur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Aktivistët dhe aktorët janë shoqëruar në polici, çka i ka hapur rrugë shembjes së godinës.

E gjithë zona ka qenë e blinduar me policë dhe forca speciale.

Teksa janë përballur me dhūnēn e ushtruar nga efektivët e policisë, një pjesë e artistëve kanë shpërthyer dhe në thirrje në drejtim të policëve. Ishte fillimisht aktorja Adriana Tolka, e cila iu ka kujtuar atyre se vlejnë më pak se një qen, dhe se po përdoren keq nga Edi Rama.

‘Për 300 mijë lekë keni shitur, si nuk keni turp more, edhe një qen vlen më shumë se ju”, ishte thirrja e saj, ndërsa punonjësit e policisë, duken po njësoj të dorëzuar me kokat ulur.

Edi Rama ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, që e ruan në sirtar, që prej vitit 1998. Nëpërmjet shërbëtorit të tij në Bashki, ai ka shembur në orët e para të mëngjesit, godinën e Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar, konsiderohej si “kalaja e fundit” të cilën regjimi i Edi Ramës, ende nuk kishte arritur ta rrëzonte.