AKTUALITET, 17 Maj 2020, 06:04

Lulzim Basha: Teatri u shemb në pabesi! Do të mblidhemi sot të marrim vendime politike...

Lulzim Basha: Teatri u shemb në pabesi! Do të mblidhemi sot të

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, mbërriti në godinën e Teatrit Kombëtar, por gjeti aty vetëm gërrmadhat e godinës së shembur nga Rama dhe Veliaj.

Basha foli për mediat dhe u shpreh se shembja e Teatrit u bë në mënyrë të pabesë. Në fakt, zoti Basha duhet ta kishte mësuar kaq kohë sa ka qenë kryetar opozite, se Edi Rama çdo veprim e kryen në pabesi.

Basha lajmëroi se tani do të mblidhet opozita e bashkuar, domethënë ai dhe aleatët e tjerë, për të marrë vendime "politike".

"Erdhën në orët e para të mëngjesit. Rrëzuan kamerat. Dhūnuań gra, artistë, të rinj, drejtues të opozitës, vetëm se u shkuan në ndihmë këtyre grave. Kryetari i Forumit Rinor ndohet i shoqëruar në polici.

Gjithçka ka ndodhur në mënyrën më të pabesë. Opozita do të mblidhet sot, do të marrim vendimet politike.

Ajo që çdo shqiptar e kupton sot është se me Edi Ramën paligjshmëria dhe padrejtësia do të vazhdojnë", tha Basha.

/TPZ.al/