TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vajtur në sheshin e Teatrit, pas sinjaleve se godina mund të shembej këtë mbrëmje.
Basha tha se Rama dhe Veliaj po shkelin ligjin dhe janë të përfshirë në një aferë korruptive.
"Këtu planifikohet të shkelet rëndë Kushtetuta dhe ligji. Nuk ekziston ideja e shembjes, pa një projekt. Kjo është shkelje flagrante. E dyta, ky është vendim që nuk i takon Bashkisë. E treta, kur taksapaguesit europianë investojnë ta restaurojnë, shteti shqiptar duhet të thoshte faleminderit.
Por, këto fakte nuk janë thelbi, thelbi ëhtë që sa kohë të kemi një njeri që dhunon Kushtetutën, ligjet, vjedh paratë e shqiptarëve, këto do të vazhdojnë. Sot është Teatrit, dje ishte Astiri, nesër do të jetë shtëpia juaj, televizioni juaj. Ky është një i çmendur.
Është e keqja e Teatrit, e keqja e ekonomisë, e keqja e Shqipërisë. Ndërsa Veliaj është kryebetonieri i mafīas në Tiranë.
Kjo në fund të fundit është një vjedhje, një akt korruptiv, një shkelje e ligjit.
Rama është një fatkeqësi kombëtare, që do të rrëzohet me votën e qytetarëve", tha ndër të tjera Basha.