TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi, ka mbërritur me urgjencë në Teatrin Kombëtar, pas shqetësimit të aktivistëve, për një plan të mundshëm të autoriteteve, për shembjen e godinës mbrëmjen e sotme.
Kryemadhi tha se ka patur një situatë, por tashmë gjendja duket e qetë. Ajo tha se opozita do ta mbrojë godinën, madje u zotua se do t'u dalë fadromave përpara.
"Pati një lloj intensiteti, por tashmë situata është e qetë.
Policët janë ata që po vuajnë më shumë se kushdo. U bëj thirrje qytetarëve, të mos provokohen me policët. Ata janë vala e parë e përballjes me këtë situatë çmendurie.
Ne do të qëndrojmë, do të ketë politikanë që qëndrojnë gjithë natën. Absurditeti është jashtë çdo norme edhe këtë e presim.
S'ka nevojë për forcë, nëse vijnë fadromat, Kryemadhi dhe Basha do të jenë këtu, të hypin mbi trupat tanë.
Mendoj që forcat e policisë janë bërë me kërkesë të politikës. I ka dëshpëruar tërheqja e aktorëve, që thonë se nuk kanë firmosuar për shembjen e Teatrit. Ka qenë një frikë, ose një panik.
Imazhi që ka krijuar lëvizja e Teatrit, ka patur qëndresë qytetare dhe ne politikanët duhet të mësojmë prej tyre", tha Kryemadhi.