TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pamje mjaft të trishta vijnë nga Teatri Kombëtar, godinë e cila tashmë është shembur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, në orët e para të mëngjesit.
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, ka shpërthyer në lot pranë godinës, duke thënë se "grabitqarët e shqyen Teatrin".
"Këta janë hiena, është një shtet karagjoz! Rroftë kryetari i bashkisë! Rroftë naltëmadhnia! Këta janë ata që të vrāsin natën dhe të qajnë ditën. Iku një histori e bukur, historia e Teatrit, iku, populli shqiptar tani është në gjumë, nuk e di se çfarë të them, nuk kam fjalë. E kanë shqyer Teatrin, jo shembur, por shqyer. Janë grabitqartë. Nuk mundem më... [largohet duke qarë]", tha Malkaj, dukshëm i prekur nga ngjarja brutale.
Teatri Kombëtar konsiderohej si "kalaja e fundit", të cilën regjimi i Edi Ramës nuk e kishte rrëzuar ende.
/TPZ.al/
VIDEO: