AKTUALITET, 16 Maj 2020, 22:06

Tensionohet situata/ Sinjale se policia do të ndërhyjë sonte për prishjen e Teatrit

Tensionohet situata/ Sinjale se policia do të ndërhyjë sonte për

Burime bëjnë me dije se IKMT, po përgatitet për një ndërhyrje gjatë mbrëmjes së sotme te Teatri Kombëtar.

Këtë informacion e kanë dhënë aktorët për televizionin Fax News. Ata janë shprehur  se kanë sinjalizime serioze që do të ketë ndërhyrje dhe për këtë do të përdoret edhe forca e policisë së Shtetit dhe atyre bashkiake.

Në sheshin pranë Teatrit ka mbërritur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Kujtojmë se prej disa ditësh ka kaluar në pronësi të bashkisë së Tiranës trualli dhe godina e Teatrit Kombëtar ndërkohë që kompetencën për të shembur e ka marrë IMT në varësi të pushtetit vendor.

Protestat dhe zëri i artistëve e aktivistëve është shtuar akoma më shumë se fundmi, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet, deklaratat e forta dhe përfshirja e aktorëve më të lartë të shtetit në debatin për çështjen në fjalë.

Nga ana tjetër, mësohet se numri i personave që po qëndrojnë në shesh momentalisht është më i pakët se një natë më parë, ndërsa kanë ndikuar jo pak edhe gjobat që kanë vendosur efektivët e policë personave që lëvizin pranë Teatrit.

Kundërshtarët e shëmbjes së TK thonë se janë vigjilent dhe në rast të një ndërhyrje të palajmëruar, kanë marrë të gjitha masat për të mobilizuar sa më shumë njerëz.