AKTUALITET, 17 Maj 2020, 05:08

Brutale/ Rama dhe Veliaj shembin godinën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit dhe forcat speciale, kanë rrethuar Teatrin Kombëtar dhe kanë arrestuar aktorë dhe aktivistë. Pjesa më e madhe e Teatrit është shembur tashmë.

Mësohet se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shoqëruar në Polici, pas përpjekjeve të saj për t'ju afruar godinës.

Aktorët dhe aktivistët kanë bërë thirrje ndaj qytetarëve që të sensibilizohen me ta.