LIFESTYLE, 17 Dhjetor 2017, 20:29

Pengu i Ardit Gjebrea-s: Nëse sdo të isha në ekran, do isha...

Pengu i Ardit Gjebrea-s: Nëse sdo të isha në ekran, do isha...

Drejtuesi i “Të dielës shqiptare” gjatë emisionit të sotëm ka treguar vazhdimisht se është shumë i dhënë pas ushqimit, por për hir të punës që ka është i detyruar të mbajë një dietë të vazhdueshme.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” një vajzë e re tregoi problemin e saj që kishte me mbipeshën dhe shqetësimet që haste me njerëzit.

Gjebrea e ka pyetur vajzën nëse i pëlqen shumë ushqimi dhe ajo ka thënë ‘po’. Gjatë bisedës Arditi ka thënë që edhe atij i pëlqen dhe ka dëshirë të konsumojë shumë.

“Po mos isha në ekran do isha 4- fish yt, vuaj që nuk ha atë që dua”- është shprehur ai.