LIFESTYLE, 16 Dhjetor 2017, 16:47

Flet Jonida Shehu: Nuk e konfirmoj ardhjen time në Klan!

Flet Jonida Shehu: Nuk e konfirmoj ardhjen time në Klan!

Ditën e djeshme në portale dhe mediat rozë qarkulluan disa thashetheme për moderatoren e njohur Jonida Shehu, ku u tha se pas largimit të saj nga Top Channel ajo do të shfaqej në ekranin e Klan Plus me një emision të sajin në pasdite, ndërsa sot mediat shkruajtën sërish se ajo do të shfaqet në tv Klan me emision pas mesnate.

Opinion.al ka kontaktuar ditën e sotme me moderatoren e cila e ka mohuar një gjë të tillë dhe u shpreh se nuk është e vërtetë, por thashethem që qarkullon në portale: “Nuk ja u konfirmoj një gjë të tillë”, tha Jonida Shehu.

Kujtojmë që Jonida Shehu është një nga moderatoret simpatike të ekraneve, ajo u largua nga Top Channel rreth një muaj më parë. Nga instagrami duket se kohën e lirë ajo po e kalon pranë vajzës së saj të vogël.