LIFESTYLE, 16 Dhjetor 2017, 16:02

Stili “gangsta” i Alketës në vitet 2000

Stili “gangsta” i Alketës në vitet 2000

Aftësitë e Alketa Vejsiut si prezantuese i kemi parë që në vitet ’90. Vajza nga Dibra e nisi fillimisht karrierën e saj si prezantuese në radio në moshën 14-vjeçare, saktësisht në “Top Albania Radio”, më pas nisi të këndonte, për të vijuar si moderatore e disa prej festivaleve në Shqipëri.

Producentja dhe regjisorja Vera Grabocka, i besoi në moshën 17-vjeçare prezantimin e serialit “12 ëndrrat e një nate vere”, spektakli i dansit sportiv evropian.

Në kulmin e karrierës dhe rinisë, Alketa shfaqet me një stil ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Jo klasike, por si një repiste, moderatorja mban veshur një xhaketë “oversize” ushtarake dhe shaminë në kokë me të njëjtin dizajn.

Syzet optike dhe makijazhi i theksuar blu janë disa nga detajet e tjera që dallojmë. Fotoja që është realizuar në vitet 2000, në një nga koncertet, tregon një Aleketë pak më ndryshe, para ndërhyrjes në hundë.

Pak kohë më parë, Alketa e pranoi: “Po kam lëmuar hundën, jo për t’u bërë më e bukur, por e kam menduar se do të ndihem më mirë”. /iconstyle

[gallery ids="39127,39128,39126,39125"]