LIFESTYLE, 16 Dhjetor 2017, 22:41

Leo DiCaprio fotografohet me një tjetër bionde

Leo DiCaprio fotografohet me një tjetër bionde

Leonardo Dicaprio u fotografua nga paparacët gjatë largimit nga një restorant mjaft popullor në Los Angeles të SHBA-së, i shoqëruar me një tjetër bionde.

Ai gjithë mbrëmjen e kaloi në shoqëri të modeles 18 vjet më të re, e cila është e njohur më shumë për pozat në revistën sportive “Sports Illustrated”.

Theksojmë se Elizabeth dhe Leonardo janë parë së bashku edhe gjatë verës, gjë që tregon se romanca ka filluar prej kohësh.

43-vjeçari deri më tani nuk është kurorëzuar edhe pse gjithmonë është shoqëruar me femra shumë të bukura.

[gallery ids="39278,39279"]