LIFESTYLE, 16 Dhjetor 2017, 10:37

U nda në prag martese, Big Mama: Nuk do qaj për të vjetrin, kam gjetur tjetrin!

U nda në prag martese, Big Mama: Nuk do qaj për të vjetrin, kam

Ndonëse u përfol se kishte caktuar datën e martesës, duket se këtë histori dashurie Big Mama e la pas krahëve. Teksa ishte e ftuar sot në ‘Zonë e Lirë’, këngëtarja tregoi diçka të re nga jeta e saj private.

Pyetjes ngacmuese të Arian Çanit për të dashurin e ri, se ky i fundit jetonte në Bruksel, Big Mama nuk mohoi asgjë.

Ndërkohë, ajo i tha Çanit se nuk ka pse të qajë për të vjetrin, kur ka gjetur tjetrin. “Unë kam gjet tjetrin, për ç’a do qaj për të vjetrin?”, u shpreh këngëtarja.