TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë zbulohet se statusi aktual i Vinit nuk është “single” pas ndarjes nga Bora. DJ-i, i cili punën e tij e ka natën pasi luan muzikë në club-e të ndryshme të Tiranës, është fotografuar disa net më parë në momente intime me një vajzë bionde të panjohur, ndërsa argëtoheshin për jetë nate.
Me çiftin ka qenë dhe një mikeshë, e cila ishte dëshmitare e puthjeve pasionante që Vini shkëmbente me bionden në të majtë të tij.
Ai gjithçka e bënte hapur, pa e vrarë mendjen se kishte persona aty afër që e vëzhgonin apo po e fotografonin. Sipas njerëzve pranë tij flitet për romancë të re dhe të bukur, për të cilën ai do të flasë në momentin e duhur.
Nga ana tjetër, Bora vazhdon jetën e saj dhe angazhimet në televizion me programet sportive. Herë pas here, në rrjetin social Instagram ajo poston foto ku shfaqet superseksi dhe në formë.
Prezantuesja dhe autorja e programit ”Guximtarët” në “Digitalb”, Bora Zemani i ka dhënë fund bashkëjetesës së saj me djalin e muzikës, Vin Velin, pas shumë vitesh histori që shpesh ka qenë pjesë e faqeve të shtypit.
Edhe pse prej muajsh përflitej se ishin ndarë, ata e mohuan këtë fakt, duke qenë se ishin në përpjekje për t’i sheshuar mosmarrëveshjet e për t’i rregulluar gjërat mes tyre, ndërkohë që vazhdonin të jetonin në një shtëpi.
Në fund të verës filluan të qarkullonin fjalët e para se ata i kishin dhënë fund, por lajmi u mohua fillimisht nga Vin Veli, i cili tregoi se shkak për këto thashetheme u bë një program në Instagram, prej të cilit nuk ndiqte më Borën në këtë rrjet social.
Festa e fundit si çift ishte në janar të këtij viti, kur Bora festoi 25-vjetorin. Nuk dihet nëse ata janë martuar me celebrim apo thjesht bashkëjetonin, dhe si do ta menaxhojnë kujdesin për djalin, duke qenë se të dy janë shumë të lidhur me fëmijën e tyre.
[gallery ids="39034,39035,39037,39036,39038,39039,39040,39041,39042"]