LIFESTYLE, 16 Dhjetor 2017, 12:41

Shtatzënë në sfilatë. Modelja nuk dallohet fare

Shtatzënë në sfilatë. Modelja nuk dallohet fare

Candice Swanepoel po pret fëmijën e saj të dytë.

Të premten, modelja e Victoria’s Secret publikoi një foto në Instagram për të zbuluar lajmin e saj të bukur.

Bukuroshja me origjinë afrikano-jugore ka një djalë që quhet Anacã me të fejuarin Hermann Nicoli, 35 vjeç.

‘Krishtlindja erdhi herët’ # 2, - shkroi bukuroshja bionde në një post Instagram.

Candice dukej e bukur me një fustan të gjelbër. 29-vjeçarja tregoi me krenari barkun e rrumbullakosur, gjë që tregon qartë se ajo tashmë është disamuajshe.

Ajo që na u duk e çuditshme është se askush nuk e vuri re barkun e saj në nëntor, kur u bë sfilata në Shangai e Victoria’s Secret.

[gallery ids="38993,38992,38994,38995,38996"]