AKTUALITET, 28 August 2026, 11:08

Penalizimet/ Nxorën fotot nga arrestimi i Agasit dhe ish-policit Shpataraku, pezullohen nga detyra 2 efektivë

Në lidhje me publikimin e fotove të Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut, pas arrestimit nga policia, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim administrativ. 

Deri tani, 2 efektivë të Shqiponjave janë pezulluar nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave. Vijojnë verifikimet edhe për efektivë të tjerë.

Pas arrestimit të Agasit në zonën e “Plepave në Durrës”, u publikuan disa foto nga momenti i arrestimit. Një prej tyre është fotoja e Agasit me pranga në duar brenda makinës së policisë, sapo iu vendosën prangat.

Më pas u publikua edhe një tjetër foto e Agasit brenda ambienteve të Policisë së Tiranës, ku u dërgua për ekzekutimin e masës së sigurisë.