TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka rezultuar fals alarmi për bombë në lagjen 3 në Durrës. Pas kontrollit të kryer nga specialistët xhenierë, është konstatuar se nuk ka rrezik për shpërthim dhe se celulari i gjetur nuk përmban asnjë element shpërthyes.
Objekti i dyshimtë u gjet paraditen e kësaj të premteje në lagjen nr. 3 të Durrësit vuri në lëvizje Policinë dhe forcat xheniere.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 09:00 u konstatua në rrugë një telefon celular i lidhur me një objekt të dyshimtë. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur verifikimet.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat që mund të kenë lidhje me vendosjen e objektit në atë zonë.