TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

U arrestuan gjatë operacionit policor ‘Drejtimi’ me 5 kg kokainë dhe heroinë, gjykata e Tiranës lë në burg Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën. Ata kanë pretenduar në gjykate se sasinë e drogës e kishin për përdorim personal.
Antidroga e policisë së Tiranës përdori metoda speciale të hetimit.
Mirand Herri dhe Luftim Hoxha u mbajtën prej ditësh nën vëzhgim.
Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 5 kg drogë, konkretisht 3 kg kokainë dhe 2 heroinë. Nëse sasia e drogës do të hidhej në treg dhe do të shitej në doza, vlera e saj përllogaritet në mbi 500 mijë euro.
Kjo është një nga sasitë më të mëdha të drograve të forta që është sekuestruar nga policia e kryeqytetit.