TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka ndërruar jetë pasi u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës më 16 gusht.
E reja pësoi djegie të rënda në rreth 85% të trupit dhe, pas trajtimit fillestar në Shqipëri, u transferua në Turqi për mjekim të specializuar, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ajo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të 16 gushtit, duke lënduar gjashtë persona, disa prej të cilëve u detyruan të hidheshin nga ballkonet për t’i shpëtuar flakëve, ndërsa ngjarja ka lënë në zi familjen e 25-vjeçares nga Shkozeti i Durrësit.