TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar protesta e 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime, thirrje dhe marshim në rrugët e Tiranës.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke ndalur edhe pranë institucioneve të ndryshme, mes thirrjeve kundër qeverisë dhe klasës politike.
Në përfundim të protestës, qytetarët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa jehuan thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë bërë gjithashtu thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar nesër para selisë së Partisë Socialiste, ku pritet të zhvillohet mbledhja e ministrave. Protesta u mbyll me thirrjen tashmë të përsëritur prej ditësh nga qytetarët: “Nesër më shumë!”.