TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është ndërprerë seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Ergys Agasin, i cili ndodhet përballë gjykatës për masën e sigurisë “arrest në burg”, të vendosur më herët në mungesë.
Në GJKKO ka mbërritur edhe avokati i tij, Maks Haxhia. Mbrojtja ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke bërë që seanca të ndërpritet përkohësisht.
Seanca pritet të rifillojë në orën 12:00. Ergys Agasi u arrestua para dy ditësh në zonën e Plepave në Durrës, pas rreth tetë muajsh në arrati. Ai u transferua më pas në Bllokun e Sigurisë, ku qëndroi deri në daljen e sotme para GJKKO-së.
Ndaj Agasit, masa “arrest në burg” ishte vendosur në mungesë më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Më herët, avokati Maks Haxhia kishte deklaruar se mbrojtja kërkonte të njihej me dosjen, duke argumentuar se pa aktet nuk mund të paraqiste pretendimet e saj.
Sipas Haxhias, Agasi pretendon se nuk ka prekur financat publike dhe nuk ka pasur funksione që lidhen me menaxhimin e tyre apo me tenderat.