TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur kanë kaluar më shumë se tre ditë nga sherri i Mihal Kokëdhimës me një grup turistësh spanjollë, ende nuk është një version i qartë i ngjarjes.
Kokëdhima dje para gjykatës së Vlorës tha se ai nuk kishte bërë asgjë, por kanë qenë turistët ata që e kanë sharë dhe ofenduar. Pavarësisht kësaj ai do të qëndrojë në burg, pasi togat e zeza vendosën masën e sigurisë “arrest me burg” kundër tij.
Por dje në një reagim për BIRN, kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka dhënë një version të ri për shkakun e sherrit që u bë viral.
Goro tha se konflikti ka nisur pasi turistët kanë hyrë në lokalin e Kokëdhimës. Sipas Goros ata fillimisht kanë porositur peshk për shtatë persona, më pas kanë gjykuar se ishte shumë ushqim duke thënë se do të ishte e mjaftueshme një sasi për pesë persona.
Ka qenë ky momenti kur Kokëdhima i është afruar tavolinës së turistëve me kërcënime dhe kanosje. Videot e tjera të konfliktit janë administruar nga autoritetet.
Kokëdhima u arrestua të shtunën pasi video e konfrontimit me turistët spanjollë provokoi debate të ashpra në Shqipëri.
Grupi i turistëve spanjollë u takua dhe me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili e cilësoi sjelljen e Kokëdhimës si jo përfaqësuese të traditës shqiptare.