AKTUALITET, 16 Maj 2021, 17:01

PD mban mbledhjet me forumet më të larta pas zgjedhjeve të 25 prillit

PD mban mbledhjet me forumet më të larta pas zgjedhjeve të 25

Mbahen sot për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit në selinë e Partisë Demokratike mbledhjet me forumet më të larta, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Kreu i PD, Lulzim Basha do të përballet sot me kritikët e tij pas rezultatit të 25 prillit, konkretisht Fatbardh Kadillin, Bujar Nishanin dhe Arben Ristanin që i kanë kërkuar të dorëhiqet nga posti i kryetarit.

Procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD mund të mbahet më herët se në korrik prej situatës aktuale post-zgjedhore.

Nga grupi i kritikëve, i vetmi që ka shpallur kandidaturën për postin e kryetarit është Fatbardh Kadilli, kurse nga ‘Grupi për PD’ nuk ka ende një emër konkret.