AKTUALITET, 16 Maj 2021, 16:49

Fermerit i shpërthen predha ndërsa ishte duke punuar tokën/ Ja detajet e para nga ngjarja e rëndë

Fermerit i shpërthen predha ndërsa ishte duke punuar tokën/ Ja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Çaushli të Maliqit, sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se një fermer është plagosur gjatë punës që po kryente në tokën e tij.

Sipas policisë fermeri ka qenë duke punuar tokën në momentin kur një predhë e groposur në tokë ka shpërthyer.

Shtetasi i plagosur është transportuar drejt spitalit ndërkohë që gjendja e tij ende nuk bëhet e ditur ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

Informacion paraprak

Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes