AKTUALITET, 23 Gusht 2018, 23:06

“Air Albania”, denoncimi tek Berisha: Si e shkeli Rama kontratën për tre Airbus 320

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga përgatitjet e fundit të avionëve Air Albania që pritet të vihen në punë së shpejt, paraardhësi i tij Sali Berisha ka nxjerrë mesazhin e një qytetari që thotë se kreu i qeverisë ka shkelur kontratën.

Sipas tij, kontrata ishte për 3 avionë airbus 320 por Rama i ka bërë 319 për të fituar 30 milionë euro.

STATUSI I BERISHËS

Ja si vjedh dhe mashtron Piktori dështak!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor! Desha t’ju vë në dijeni për vjedhjen e radhës së kryeministrit që mundohet ta paraqesë si sukses një kompani ajrore, kontrata ishte për 3 avionë airbus 320 ky hajni i bën 219, diferenca 30 milionë euro këtë e kemi nga një mik imi që punon aty.