TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës, ka bërë të ditur se ka prangosur një person, me 4.2 gr kokainë, në makinë. Për këtë sasi droge, mësohet se ndërsa u arrestua në flagrancë D. Sh., vjeç 41, banues në Tiranë, në cilësinë e provës materiale u bllokua edhe mjeti luksoz, tip ”Porsche”, lënda narkotike dhe një celular.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Seksioni për narkotikët – Seksioni për narkotikët
Në datë 22. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, nga kontrolli në mjetin tip “Porche”, iu gjetën 4.2 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë. Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti, lënda narkotike dhe një celular. Neni 283 i Kodit Penal.