TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një makinë në pronësi të nënkryetarit të Bashkisë Ballsh, Haredin Seranaj është djegur gjatë natës. Mësohet se makina tip BMW ishte e parkuar në lagjen “29 Nëntori” të Ballshit kur është përfshirë nga flakët. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se mjeti është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMV(i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh).
Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.