AKTUALITET, 23 Gusht 2018, 23:29

Sanksionet e SHBA, BE jep 18 milionë në ndihmë të Iranit

Sanksionet e SHBA, BE jep 18 milionë në ndihmë të Iranit

Bashkimi Europian ka vendosur që të akordojnë 18 milionë euro ndihmë për Iranin, në mënyrë që të ndihmojnë në kompensimin e ndikimit të sanksioneve të SHBA.

Federica Mogherini, Shefja e politikës së Jashtme të BE, u shpreh gjatë një deklarate se blloku është i angazhuar për bashkëpunim me Iranin.

“Kjo paketë e re do të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe sektoriale në fushat që janë të dobishme për qytetarët tanë,” tha ajo.

BE po punon për të ruajtur tregtinë me Iranin, i cili ka kërcënuar se do të ndalojë përmbushjen e marrëveshjes bërthamore nëse nuk arrin të shohë përfitimet ekonomike të lehtësimit nga sanksionet.

Blloku do të shpenzojë 8 milionë euro për sektorin privat të Republikës Islamike, duke përfshirë ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe Organizatën e Promovimit të Tregtisë të Iranit.

8 milionë euro të tjera do të shkojnë në projektet mjedisore dhe 2 milion euro për të luftuar dëmet e shkaktuara nga droga.