TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pasi gjykata la në burg 23-vjeçarin Vilson Brahja, i cili akuzohet për vendosjen e tritolit në banesën e Gazmir Dacit, në Kamëz, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Sajmir Kolaveri.
Ndonëse Brahja nuk tregoi porositësin, burime për “BalkanWeb” thonë se i dyshuar për porositjen e shpërthimit të tritolit në 27 korrik në Bathore, është Sajmir Kolaveri.
Burimet sqarojnë se po kryhen të gjitha verifikimet, ndërkohë që pista kryesore është ajo e hakmarrjes, pasi Gazmir Daci është i dënuar me burg për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit.
KONFLIKTI DACI-KOLAVERI
Valmir Kolaveri u vra nëntorin e vitit të kaluar në Kamëz, ndërsa Gazmir Daci u arrestua 1 muaj më pas si autor i kësaj ngjarjeje. Sipas dosjes së prokurorisë, në mbrëmjen e datës 4 nëntor 2015, rreth orës 18.00, Gazmir Daci ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat të markës BMW X5, në rrugën “Demokracia” në Kamëz, kur është hasur me Robert Kolaverin. Për shkak të konflikteve të vjetra të sipërpërmendurit kanë ndaluar mjetet pranë njëri-tjetrit dhe Gazmir Daci ka zbritur prej tij dhe me një armë të tipit pistoletë në dorë, ka shkuar në drejtim të mjetit, ku ndodhej Robert Kolaveri.