BOTA, 24 Prill 2020, 11:59

“Pazaret të bëhen nga burrat, gratë vonohen shumë”, propozimi befasues i kryebashkiakut në Japoni

“Pazaret të bëhen nga burrat, gratë vonohen


Kryetari i Bashkisë së Osakas Ichiro Matsui kritikohet pas deklaratës së tij të djeshme, ku tha se burrat duhet të shkojnë të bëjnë Pazar jo gratë pasi këto të fundit vonohen shumë.

Burrat largohen me shpejtësi dhe kjo sipas kryetarit të bashkisë është diçka e mirë pasi shmanget kontakti njerëzor në një kohë kur jemi duke u përballur me koronavirusin.

Por reagimet nuk kanë qenë shumë të mira për këto deklarata.

Kryebashkiaku Matsui është sulmuar online nga mijëra njerëz të cilët e kanë akuzuar atë si paragjykues dhe që nuk respekton as burrat e as gratë shkruan CNN.

Kur u pyet nga një gazetar, 56-vjecari e pranoi se këshilla e tij mund të jetë dukur pak e pa takt, por kjo gjë sipas kryebashkiakut është e vërtetë në familjen e tij.