BOTA, 23 Prill 2020, 08:54

DETAJE/ Rrëzohet nga biçikleta, eurodeputetja Lunaçek përfundon në spital

DETAJE/ Rrëzohet nga biçikleta, eurodeputetja Lunaçek


Sekretarja e Shtetit për Kulturë në Austri, Ulrike Lunaçek ka mbetur e plagosur, pasi u përfshi në një aksident të martën në Vjenë.

Mësohet se Lunaçek ka rënë nga biçikleta e saj dhe për pasojë është lënduar në kokë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i saj, Heike Warmuth.

Ai pohoi se eurodeputetja dhe ish raportuesja për Kosovën përfundoi në spital dhe kishte nevojë për kujdes mjekësor.

“Sekretarja e Shtetit është çikliste me përvojë për dekada, e cila shumë shpejt do t’i kthehet përsëri biçikletës.

Deri më tani shëndeti i saj është i mirë. Asaj i duhet vetëm pak ditë për përkujdesje”, ka thënë Warmuth.